Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka konfirmuar përmes faqes zyrtare se ka kërkuar nga FIFA dhe UEFA që t’ia ndalojë Serbisë garat ilegale që po i zhvillon në Kosovë.
FFK gjithashtu u ka kërkuar këtyre dy institucioneve që të detyrojnë Federatën serbe që ta ndryshojë statutin e saj, ku Kosovën e paraqet si pjesë të federatës së tyre.
“FFK u ka dërguar letër presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin në lidhje me përfshirjen e të ashtuquajturit klub Trepça nga Mitrovica e Veriut në kategorinë e tretë të futbollit të Serbisë si dhe kërkesën për ndërhyrjen e këtyre dy institucioneve për ndalimin e çdo lloj gare të futbollit të Serbisë në territorin e shtetit të Kosovës, si dhe të detyrojnë Federatën serbe që ta ndryshojë statutin e saj, ku Kosovën e paraqet si pjesë të federatës së tyre, e që është në kundërshtim me realitetin dhe statutet e FIFA-s e UEFA-s”.
Më poshtë mund t’i gjeni shkresat e FFK-së në gjuhën angleze.