ShowBiz

Festë në shtëpinë e Dhurata Ahmetajt (Foto)

Sot është një ditë shumë e veçantë për këngëtaren e njohur Dhurata Ahmetaj.

Kjo për faktin pasi që sot feston ditëlindjen babai i saj, transmeton Gazeta Express.

Dhurata këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie që ka postuar në profilin e saj në Instagram ku edhe ka bërë një urim special.

Dhurata kishte zgjedhur një foto nga fëmijëria për të uruar të atin.

“Unë gjithmonë do të jem vajza jote e vogël! Unë jam më e mira që mund të jem sepse ti më ke mësuar të mos heq dorë kurrë. Gëzuar ditëlindjen babi! Të dua”, ishte urimi që kishte bërë ajo.

the authorE B