ShowBiz

Festa që bëri bashkë Elvana Gjatën dhe Liberta Spahiun!

Bashkëshortja e Valdrin Sahiti, Edita dhe vajza e tij, Bella sapo janë kthyer në Kosovë, pasi deri tani kanë qëndruar në Amerikë derisa Bella është pajisuar me dokumenta amerikane, shkruan Gazeta Blic.

Dizejnatori Valdrin Sahiti dhe Edita Ramadani u bën prindër për herë të parë dy muaj më parë.

E me tu kthyer në Prishtinë, Alaudin Hamiti, një nga miqt e ngushtë të çiftit ka përgatitur një surprizë mjaft të këndshme për ta.

Ata kishin mbledhur miqt më të mirë të tyre, ku po këndonin e kërcenin së bashku.

Në mesin e tyre ishin dhe dy mikeshat më të mira të Valdrinit, moderatorja Liberta Spahiu dhe këngëtarja Elvana Gjata, por që edhe pse këndonin e kërcenin gjithë së bashku, ato dyja në asnjë nga video e publikuara në llogaritë e atyre që ishin prezent, nuk u panë afër njëra-tjetrës.

Duke qenë se Elvana Gjata ka qenë në lidhje me Flori Mumajesin, dhe tani as nuk bashkëpunojnë më, ndërsa tani flitet për Libertën se është në lidhje me Florin, e duket se kjo ka bërë që dyshja mos të flasin.

the authorE B