Ushtarët e KFOR-it, Grupi Luftarak Shumëkombësh-Lindje ka festuar sot ditëlindjen e 242-të të Ushtrisë së SHBA-së, në kampin Bondsteel.
Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, ushtarët shihen duke festuar në mënyrën më të mirë të mundshme madje edhe me tortë.
Në muajin qershor, ushtria e SHBA-së, shënon pikërisht 242 vjetorin e shërbimit dhe përkushtimit./Indeksonline/