Feroanikeli ka mposhtur në udhëtim Trepçën me rezultat 1:0, ndërsa Trepça ’89 ka fituar në udhëtim me rezultat 2:3
Kampioni i Kosovës, Feronikeli u është kthyer fitoreve në Superligën e Kosovës, pasi në udhëtim ka mposhtur Trepçën me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores në këtë ndeshje e shënoi Kutllovci (autogol) në minutën e 27’.
Pas kësaj fitoreje, Feronikeli ngritët në pozitën e katërt me 12 pikë, ndërsa Trepça mbetet në vendin e parafundit me 3 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Trepça ’89 ka fituar 2:3 kundër Drenicës në udhëtim.
Dy golat për Drenicën i shënoi Gentrit Arifaj, ndërsa për Trepçën ’89 shënuan John dhe Hajdari dy.
Pas kësaj fitoreje Trepça ’89 ngritët në pozitën e parë me 18 pikë, 2 më shumë se sa Prishtina që luan nesër kundër Ferizajt.
Ndërsa ndeshja ndërmjet Lirisë dhe Hajvalisë ka përfunduar pa gola 0:0.