Sport

Feronikeli shpërthen me akuza ndaj Federatës së Futbollit

Feronikeli ka shpërthyer me akuza ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës, pasi kjo e fundit vendosi t’i licencojë katër klube për pjesëmarrje në garat evropiane, Trepçën ’89, Prishtinën, Feronikelin dhe Llapin.

Ky është postimi i kampionit të dyfishtë të Kosovës përmes rrjetit social, Facebook.

“KY ËSHTË TURPI MË I MADH PAS ÇDO POSHTRIMI ME VITE QË KA PËRJETUAR FUTBOLLI KOSOVAR. Federata e futbollit të Kosovës, sot edhe zyrtarisht e turperon futbollin kosovar, duke kriminalizuar procesin e licenimit të klubeve. Për këtë turp Feronikeli, shumë shpejt do të dal me gjera të faktuara dhe le ta dijne mirë çdo njeri i involvuar në këtë krim së ne nuk do ndalemi deri tek e verteta. #MoraliMbiTëGjitha”. /Zëri/