Sport

Feronikeli iu rikthehet fitoreve

Feronikeli ka shënuar fitore ndaj Drenicës me rezultat 1:0.

Pas humbjes nga Ferizaj, kampioni i Kosovës, Feronikeli u është rikthyer fitoreve. Ekipi nga Drenasi ka fituar derbin ndaj Drenicës me rezultat 1:0.

Hero i ekipit të Afrim Tovërlanit ishte Mevlan Zeka, i cili në minutën e 59, shënoi një super gol, i cili në fund doli që të jetë i fitores, shkruan Express.

Pas kësaj fitore, Feronikeli ka tubuar 32 pikë të tubuara, derisa Drenica mbetet në kuotën e 18 pikëve.

Superliga – Xhiroja e 16-të

Gjilani – Prishtina

Trepça ’89 – Ferizaj

Besa – Trepça

Hajvalia – Drita

Liria – Llapi

Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00