Sot u zhvilluan tri ndeshje në Ipko Superligën e Kosovës në kuadër të xhiros së 17-të.
Të tri skuadrat vendase shënuan fitore. Ndeshjet filluan prej orës 13:00 të shtunën.
Llapi e mposhti Lirinë me rezultatin minimal 1-0 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë falë golit të vetëm në minutën e 31’ të takimit nga Hamdi Namani.
Po ashtu edh Gjilani shënoi fitore në shtëpi me rezultatin 1-0 ndaj Ferizajt me golin e Ansi Nikaj në minutën e 61’.
Feronikeli fitoi pastër 2-0 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas ndaj Flamurtarit. Në pjesën e parë Yll Hoxha shënoi për 1-0 në minutën e 18’ kurse në pjesën e dytë në minutën e 56’ shënoi Kastriot Rexha.
Drenica fitoi bindshëm me rezultatin 5-1 ndaj KEK-ut në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Armend Abazi shënoi golin e parë në minutën e 28’, pesë minuta më vonë për 2-0 u kujdes Osman Mëziu, në minutën e 55’ shënoi Ermal Veliqi kurse në të 60’ shënoi Diar Mustafa, golin e pestë e shënoi Armend Abazai, që ishte goli i tij i dytë në ndeshje, ndërsa golin e vetëm KEK-u e shënoi me anë të Rilind Namanit në fund të takimit. /Gazeta Express/