Sport

Fernandinho tregon cilin kishte kundërshtarin më të vështirë

Ylli i Manchester City, Fernandinho, ka treguar se kush ishte kundërshtari më i vështirë që kishte përballë.

Karriera e barzilianit ka qenë mjaft e pasur, duke luajtur me Shakhtar Donetsk dhe Manchester City.

Mesfushori ka pasur përballë emra si Cristiano Ronaldo e Lionel Messi – dhe është pyetur se kush ishte më i vështiri. Por, ai ka përmendur një emër që mund të befasojë të gjithë.

“Lojtarët më të vështirë me të cilët jam përballur kanë qenë Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Neymar, Kylian Mbappe – të gjithë janë shumë të mirë dhe shkaktojnë tejashe për mbrojtësit”, ka thënë Fernandinho, tarnsmeton lajmi.net.

“Por për mua, më i vështiri ishte Diego Costa, kur ai luante me Chelsea. Ai ishte në formë të mirë. Shpresoj që të përballem përsëri me të”, ka shtuar braziliani.

Fernandinho është në vitet e fundit të karrierës së tij. Ai këtë sezon luajti si qendërmbrojtës duke u përshtatur mjaft mirë me kërkesat e Guardiolas. /Lajmi.net/