Sport

Fenomeni: Ronaldo – Messi, ky lojtar do ta fitojë Topin e Artë

Ikona e Brazilit, Ronaldo, ka prognozuar fituesin e “Topit të Artë”.

Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Barcelonës, Ronaldo do ta mbështetë Cristianon në garë për “Topin e Artë”. Ikona e Brazilit shpreson që portugezi ta fitojë këtë çmim para Lionel Messit.

“Këtë vit, në qoftë se unë do të zgjidhja, unë do të vendosja që Cristiano Ronaldo ta fitojë Topin e Artë për shkak të asaj që ai ka fituar”, ka thënë Ronaldo për “Claro Sports”. /Express/