Shkaku i interesimit të klubeve të shumta për transferimin e Vedat Muriqit gjatë afatit kalimtar të verës, tashmë Fenerbahce ka filluar të përgatitet për jetën pas shitjes së tij. Gjiganti turk mendon ta zëvendësojë kosovarin me Nikola Kalinicin.
Sezoni i Superligës turke është pezulluar përkohësisht shkaku i koronavirusit. Megjithatë, Vedat Muriqi mbetet edhe më tutje ndër temat kryesore në botën e futbollit në Turqi, shkaku i interesimeve të klubeve nga Evropa për të, transmeton Gazeta Express.
Tottenhami ka qenë njëri ndër klubet që ka shfaqur më së shumti interesim për kosovarin deri më tani, pasi që Jose Mourinho u përball me mungesa të mëdha këtë sezon në repartin e sulmit dhe nuk dëshiron t’i përsëritet historia sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, në garën për 25-vjeçarin ka qenë mjaft insistues edhe klubi italian, Lazio. Sipas mediumeve italiane, gjiganti i Serisë A dëshiron të tentojë sërish të arrijë marrëveshje me Fenerbahcen sapo të kalojë kriza e koronavirusit.
Pasi që tashmë kaq shumë klube janë interesuar për Muriqin, Fenerbahce ndihet e sigurt se do ta shesë atë këtë verë dhe për këtë arsye i ka filluar kërkimet për një zëvendësues për kosovarin.
Ky kërkim e ka dërguar Fenerbahcen te sulmuesi kroat i Atletico Madridit, i huazuar në Roma, Nikola Kalinic. Në rreth paraqitjet e tij me Romës gjatë këtij sezoni, Kalinici i ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar edhe me dy asiste.
Në anën tjetër, në 25 ndeshjet e tij të zhvilluara të Superligën turke, kosovari Muriqi ka kontribuar me 13 gola dhe 4 asiste.