Lifestyle

Femrat më të përgjegjshme për pastërtinë e mjedisit

Le të përballemi me të vërtetën! Gjithnjë e më të vëmendshme ndaj shëndetit tonë dhe të familjes, ne femrat e mundim seksin e kundërt kur bëhet fjalë për qëndrueshmërinë e ambientit.

Kështu thotë studimi i Komisionit Europian.Interesi për mbrojtjen e ambientit dhe konsumin është në rritje, por janë femrat kampione të vërteta përsa i përket sjelljes mbi mjedisin.

Janë më të vëmendshme dhe jo vetëm: krahasuar me meshkujt, kanë një pozicion më aktiv duke marrë pjesë në konferenca, aktivitete shoqatash, financimit të iniciativave ambientaliste.Sipas një studimi nga ana e Komisionit Evropian, grupmosha në mes 30 dhe 35 vjeç, janë më të ndërgjegjshëm për mjedisin.

Sipas Observatorit Kombëtar të jetesës së qëndrueshme edhe vajzat e reja (18-24 vjeç), përveç popullsisë ndërmjet 25 dhe 34 vjeç, janë të informuara dhe të interesuara në zakonet ekologjike edhe në sferën shtëpiake dhe private.

Në fakt, ne e dimë se gratë janë menaxheret e blerjeve në familje; edhe ata merren me shpenzimet e përditshme, me një qasje shumë pragmatike dhe shumë më të vetëdijshme në aspektin e mjedisit.Aktualisht më shumë se 70% (nga 57% në vitin 2008) e grave janë të kujdesshme për të mos e humbur ujin, kundrejt 64.4 për qind e meshkujve, tregon një hulumtim i INSTAT.