Aktuale

Femra nga Gjakova rrihet nga burri dhe djali

Një femër nga Gjakova ka raportuar se për arsye të panjohura është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe djali i saj.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Njësiti policor gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë të llojit AK-47 me 49 fishekë të cal 7.62 mm.

Dy të dyshuarit janë arrestuar, ku pas intervistimit njëri dërgohet në mbajtje ndërsa tjetër lirohet në procedurë të rregullt./KosovaPress/

the authorE B