Sport

Fellaini në listën e transferimeve të skuadrës turke

Përfaqësuesit të Belgjikës, Marouane Fellainit, i skadon kontrata me Manchester United gjatë verës së ardhshme, ndërsa skuadra kampione e Turqisë është e gatshme ta rrëmbejë atë nga “Djajtë e Kuq”.

Besiktas shpreson se do të nënshkruajë me Fellainin, sipas anëtarit të bordit të kampionit të Turqisë, transmeton Express.

Metin Albayrak, anëtar i bordit ekzekutiv të Besiktasit, e ka konfirmuar se klubi shpreson ta sjellë në skuadër 29-vjeçarin.

“Fellaini është në listën tonë. Kemi bërë përpjekje të nënshkruajmë me të, dhe jo vetëm me të”, la thënë ai. /Express/