Claire Holt ka njoftuar se është fejuar me të dashurin e saj Andrew Joblon.
Aktorja 29-vjeçare postoi një fotografi ku shihet duke u puthur me të dashurin duke zbuluar edhe unazën e fejesës.
“Zemra ime është e mbushur”, ka shkruar Claire.
Aktorja dhe ish-bashkëshorti saj Matthew Caplan u ndanë në muajin prill të këtij viti, një ditë para se të festonin njëvjetorin e lidhjes së tyre.
Claire nisi të postonte fotografi me të dashurin e ri, për herë të parë në muajin korrik.