Fansat e Roger Federer mund të frymojnë lirshëm: Roger do të luajë deri në fund të sezonit 2019 më së paku.
Super-ylli zviceran, i cili muajin që lamë pas u kthye nga një operim në gju për ta fituar grand slamin e Australian Open, të 18’in në karrierë – që është rekord absolut në konkurrencën e meshkujve në tenis – e ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me turneun e Bazelit “Swiss Indoors”, transmeton Express.
Më këtë, Roger e konfirmon se do të luajë në tri sezonet e radhës.
“Mezi pres të luaj para turmës vendase këtë vjeshtë,” ka thënë Federer në një komunikatë në gjuhë gjermane që u publika në ueb-sajtin e Federatës Zvicerane të Tenisit.
“Të luash në Bazel është gjithmonë njëra nga ngjarjet e vitit,” ka shtuar Roger.
Turneu i Bazelit fillon më 21 deri 29 tetor.
Në fund të vitit 2019 Federer do të jetë 38-vjeçar./Gazeta Express/