Sport

Federer mund spanjollin Nadal në Indian Wells dhe shkon në çerekfinale

Zvicerani Roger Federer është kualifikuar për në çerekfinalet e Masters 1000 në Indian Wells, pasi mundi spanjollin Rafael Nadal me rezultatin 6-2, 6-3.
Federer, i 10-ti në klasifikimin botëror, nuk i la asnjë mundësi rivalit të tij të madh për kundërpërgjigje, duke e eliminuar vetëm brenda një orë.Ky ishte ballafaqimi i 36-të në histori mes këtyre dy tenisteve me të mirë. Ne muajin janar, Federer fitoi ndaj tij në finalen e Australian Open, duke siguruar titullin e tij të 18-të Grand Chelem (6-4, 3-6, 6-1, 3-6, 6-3).
Ndërkohë, Nadal udhëheq bindshëm në bilancin mes tyre, me 23 fitore kundrejt 13 humbjeve.Në turin tjetër, Federer, 35 vjeç, do të ndeshet me australianin Nick Kyrgios (N.16), i cili dominoi për herë të dytë brenda dy javëve, ndaj N.2 botëror, Novak Djokovic 6-4, 7-6 (7/3)