Sport

Federer futet në operacion, mungon në French Open

Tenisti legjendar, Roger Federar ka njoftuar se do të futet në një operacion dhe kësisoj do të humbë një mori turnesh.

Federer, 38 vjeç, ka qenë në formë të mirë pavarësisht moshës – por nuk ka marrë aspak lajme të mira pas kontrollit rutinë që pati, përcjell lajmi.net.

Ai do t’i nënshtrohet një operacioni artroskopik në Zvicër dhe do të humbasë turnet e Dubai, Indian Wells, Bogota, Miami dhe atë më të rëndësishmin – French Open.

Por lajmi i mirë është zvicerani ai do të jetë gati për turneun më të madh në tenis – Wimbledon, i cili mbahet nga muaji qershor.

the authorGazetaKNN