Sport

Federer debuton me fitore në stinorin e ri

Në Perth të Australisë ka nisur turneu i “Hopman Cup”, aktiviteti ku luhet si në lojën teke ashtu dhe në lojën dyshe mikse.

Pjesëmarrës janë edhe disa nga tenistët më të mirë në botë, si Roger Federer e Serena Williams, që përfaqësojnë shtetet e tyre.

Në fushë ka zbritur sot tenisti zviceran Roger Federer, që ka fituar si në lojën teke ashtu dhe atë dyshe mikse.

Në lojën teke, Federer mundi 2-0 (6-1, 6-1) britanikun Cameron Norrie, ndërsa në lojën dyshe mikse ai ka luajtur në krah të patriotes së tij Belinda Bencic.

Edhe në këtë ndeshje Federer ka dalë fitues, duke mundur 2-0 (4-3, 4-1) dyshen britanike të përbërë nga Boutler/Norrie.

Nesër do të debutojë në këtë event edhe Serena Williams, ndërkohë që fansat e tenisit presin me padurim sfidën mes Amerikës dhe Zvicrës, që do të vërë përballë dy yjet e tenisit botëror. /TeleSport/

the authorBurbuqe Metolli