Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës njofton të gjitha klubet se e kanë detyrim sipas akteve normative të FFK-së të paraqiten në ndeshjet e Kupës së Republikës së Kosovës.
Nëse një klub nuk paraqitet pa arsye në fushë për të zhvilluar ndeshjen e Kupës, atëherë ai klub do të eliminohet nga garat e mëtutjeshme dhe përveç që do ta humbë të drejtën për të marrë pjesë në garat e Kupës, ndeshjen do ta humbë me rezultat zyrtar (3-0) dhe do të dënohet me marrjen e (minus 3 pikëve) si masë ndëshkimore.