Federata e Basketbollit të Kosovës para fillimit të sezonit të ri 2017/18, ka ndarë disa dhurata për klubet e IP Super Ligës.
Përmes rrjeteve sociale FBK-ja, ka treguar se klubeve kosovare iu janë dhuruar paisje të reja teknike për tavolinën zyrtare.
Kujtojmë se IP Superliga do të filloj nga dita e sotme, ku në program do të jenë ndeshjet: Kerasan Prishtina – Golden Eagle Ylli, Sigal Prishtina – Bashkimi dhe Borea – Rahoveci.
Kryendeshja Sigal Prishtina – Bashkimi zhvillohet nga ora 19:00.