Aktori i njohur Fatmir Spahiu është rregullisht aktiv në rrjetet sociale.
Ai është mjaft i ndjekur nga fansat e tij, gjersa shpesh ndan me ta imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Spahiu ruan një miqësi të mirë me shumë prej fytyrave publike, shumica kolegë nga teatri, por nuk përjashton edhe artistët e estradës.
Reperi MC Kresha është një ndër ta, me të cilin aktori ruan një miqësi shumë të mirë.
Së fundmi, Fatmiri ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet bashkë me Kreshën, teksa në mbishkrimin e fotografisë tregon për raportet mes tyre.
“Sa here e takoj Kreshen ma ndreq diten, pasionant per punen e vet si kur ka fillu ne diten e tij te pare! Star pernime!” (sic.), ka shkruar aktori i njohur si “Oki” nga “Kafeneja Jonë”. /Telegrafi/





















