ShowBiz

Fatmir Spahiu-Bufi tregon se a u shpërngul përfundimisht në Amerikë (FOTO)

Aktori i njohur Fatmir Spahiu, vazhdon të jetë njëri ndër personazhet më të pëlqyer të ekranit.
Ai u bë i dashur për publikun shqiptar me rolin e ‘Orhanit’ tek seriali ‘Kafeneja Jonë’.

Por siç duket ai do t’iu mungojë shumë fansave të tij, pasi që tash e disa ditë është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku gruan dhe fëmijët e tij.

Disa ditë më parë, në media u përfol se Bufi nuk do të kthehet më në Kosovë. Por i kontaktuar nga Gazeta Express, ai nuk ka thënë asgjë për këtë, duke na lënë në pritje.

‘Në Amerikë jam privatisht… ska naj lajm interesant’, ka thënë Bufi për Express.

Rikujtojmë se për një ai kohë ka udhëhequr emisionin ‘Natën me Fatmir Spahiun’, që u pëlqye mjaft shumë. /GazetaExpress/.

the authorE B