Meqenëse jetojmë në një kohë kur rrjetet sociale marrin një kohë goxha të madhe të jetës sonë, në ditët e sotme ka mjaft dashamirëse të modës, të cilat shfaqin idetë dhe dashurinë e tyre për modën në Instagram, Facebook apo edhe në web faqet e tyre personale.
Nëpër botë shohim se ka mjaft bllogere të famshme të cilat pjesën më të madhe të ditës së tyre e shfaqin nëpër mediat sociale, dhe po kështu veprojnë edhe mjaft vajza shqiptare, të cilat postojnë për modën, këshilla rreth modës dhe stilin e tyre të jetesës.
Rina Bërdynaj, Lori Hoxha, Marigona Nili, Irena Kita janë vetëm disa prej bllogereve të modës shqiptare të cilat duket se modën e kanë pasion dhe atë nuk hezitojnë ta shfaqin para mijëra ndjekësve të tyre.
Rina Bërdynaj është një vajzë nga Prishtina, me një stil elegant dhe seksi. Ajo duket se pikë të dobët i ka takat e larta dhe fustanet.