Aktuale

Familjarët flasin për vdekjen në veturë të 55 vjeçarit nga Mramori i Prishtinës

Kolegu i punës e gjeti pa shenja jete në veturën me të cilën udhëtonte për në punë, 55 vjeçarin Islam Gashi nga fshati Mramor i Prishtinës. Motra e tij, Maliqja rrëfen për Gazetën Express se vëllai i saj si çdo ditë tjetër, pasi kishte ngrënë ishte nisur për punë. Por, disa orë më pas familjarët hapën të pamën pasi morën lajmin se Islam Gashi u gjet i vdekur. Vdekje kjo që po cilësohet e dyshimtë nga ana e Policisë.

Gashi punonte rojë në një punëtori të sharrimit në Mramor. Ai la pas vetës gruan, dy vajza dhe një djalë. Varrimi i tij u bë të martën në orën 15:00.

Pak para varrimit Express ka qëndruar në shtëpinë e të ndjerit. Motra e tij, Maliqe Gashi ka rrëfyer këtë ngjarje.

Maliqja thotë se vëllai i saj nuk është ankuar asnjëherë nga ndonjë sëmundje. Tregon momentin e fundit të nisjes nga shtëpia pasi Gashi kishte ngrënë. Thotë se nuk ka lënë ndonjë fjalë duke

“Ka punu qaty që s’di sa vjet, që 10 vjet rojë u kan. Mirë u shku prej ktuhit, ska anku, smutë su kan kurrë. Na lajmëruan than në kerr është i dekt, tjetër send spo di. Prej shpisë u nis, ka hanger bukë, ka pi si gjithherë, dul i grahi kerrit as nuk la fjalë”, rrëfen ajo për Express.

Shtepia e Islam Gashit
Shtepia e Islam Gashit
Djali i axhës së Islamit, Agimi tha se një kolegë i punës e ka gjetur pa shenja jete në veturë.

“Kur janë shku në mëngjes e kan gjetë në veturë, tash nuk po dim kur ka vdek gjatë natës. Jon shku ndrrimi i ditës e kan gjetë në veturë vetura e mbyllne. Te një sharrë ka punu”, tha ai.

Policia kishte dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Ja kan bo obduksionin rezultatet merren vesh pas tri jave na kanë thanë”, tha Agimi më tej.

Kjo vdekje po cilësohet si e dyshimtë nga ana e Policisë së Kosovës.

“Fshati Mramor, Prishtinë 19.03.2018 – NN. Në veturën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion” thuhet në raportin e policisë për këtë rast. /Gazeta Express/

the authorE B