Aktuale

Familja Zeka nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës. Avokati tregon për hapat që do t’i ndërmarrin

Avokati i familjes Zeka, Skënder Musa ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, se do të bëjnë ankesë që të ashpërsohet dënimi për vajzën e cila është e përfshirë në vrasjen e Aulon Zekës, ndërsa sa i përket të akuzuarve tjerë, ai tha që nuk kanë vendosur ende.

“Sa i përket të akuzuarit të parë, i cili është dënuar me 9 vjet e 6 muaj nuk kemi vendosur ende se a do të bëjmë ankesë, ndërsa për vajzën e cila është e akuzuar do të bëjmë ankesë, kështu kemi vendosur bashkë më familjarët, që të ashpërsohet dënimi për të. Dënimi maksimal është 5 vjet, dhe nuk besojmë që ka pasur ndonjë rrethanë lehtësuese për veprën që ka bërë, dhe për të akuzuarin e tretë nuk do të bëjmë ankesë”, thotë Musa.

Ndërkaq, Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë ditës së sotme, ka shpallur fajtorë tre të miturit për vrasjen e të riut Aulon Zeka.

the authorE B