ShowBiz

Familja Skënderaj në një mëngjes plot diell dhe dashuri

Fotot e mëngjesit të çiftit të këngëtarëve Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë gjithnjë të mbushura plot dashuri dhe ëmbëlsi.

E tillë është edhe më e fundit e publikuar nga Miriami, ku ajo Albani dhe vogëlushja e tyre Ameli shfaqen në një përqafim të ngrohtë duke shkëmbyer përkëdhelje si dhe duke shijuar rrezet e diellit.

“Pas çdo foto fshihet një histori,”-ka shkruar këngëtarja krahas postimit. Vetëm pak ditë më parë ajo ka publikuar klipin e saj më të fundit “Meteor”, i cili shënoi dhe rikthimin e saj në muzikë, pas disa kohësh shkëputje. Gjithashtu ajo dhe Albani do të publikojnë së shpejti duetin e tyre të radhës./Gazeta Express/

the authorE B