Sport

Fadil Vokrri jep lajmin e madh për Kosovën

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka thënë se FIFA e ka garantuar atë se do të marrin përgjigje pozitive para ndeshjes me Finlandën.

“Kam biseduar me zyrtarët e FIFA’s dhe besojmë se do të vjen vendimi i shumë pritur. Posaçërisht për disa pika kyçe në formacion. Sidomos kapiteni Samir Ujkani”, ka thënë Vokrri.

“Rashica e Rrahmani mendoj se fati i tyre është vendosur tashmë, por presim zyrtarisht të merret vendimi. Sot kam kontaktuar me ta për kapitenin Ujkani dhe më është konfirmuar se do të kemi përgjigje pozitive”, shtoi Vokrri.