Sport

Facebook-u mund t’ju shpallë edhe… të vdekur!

Një anomali në Facebook, në harkun kohor të disa orëve, ka shpallur të vdekur dje në mbrëmje shumë përdorues të faqeve të medias sociale, duke përfshirë themeluesin e tij, Mark Zuckerberg, njoftoi media lokale.

Përdoruesve të profileve u është shfaqur një ”baner memorial” në krye të faqes, që fton përdoruesit e tjerë për të kujtuar jetët e tyre.

“Ky ishte një gabim i tmerrshëm, të cilin ne tashmë e kemi rregulluar”, tha një zëdhënës i Facebook-ut.

Shkaku i virusit nuk dihet dhe ende nuk është e qartë se sa prej 1,8 miliardë përdoruesve të Facebook-ut janë prekur.

Facebook lejon përdoruesit që të kthejnë profilet e tyre në një faqe përkujtimore, ku përdoruesit e tjerë mund të postojnë homazhe.