Tech

Facebook do të rregullojë problemin me lajmet e rrejshme

CEO i Facebook, Mark Zuckerberg u kërkoi liderëve botëror në një takim të shtunën në Peru që t’i ndihmojnë në pakësimin e lajmeve të rrejshme në rrjetin social, për të cilat disa sugjerojnë se mund ta kenë ndihmuar Donald Trump që t’i fitojë zgjedhjet presidenciale.

Facebook ka kohë që insiston se është një kompani teknologjike dhe jo një botues, dhe refuzon idenë se duhet të mbajë përgjegjësi për përmbajtjet që përdoruesit i qarkullojnë në platformë.

Vetëm pak pas zgjedhjeve, Zuckerberg tha që ideja se lajmet e rrejshme në Facebook ndihmuan zgjedhjen e Trump është një “ide e çmendur”, transmeton Gazeta Express.

Zuckerberg tha të shtunën se më shumë se 99% e asaj çfarë njerëzit shohin në Facebook është autentike, duke thënë se ka vetëm një sasi të vogël të lajmeve të rrejshme.

Por, ai tha se Facebook do të punojë në problemin e informacioneve të rrejshme duke përmirësuar teknikën që në mënyrë automatike t’i detektojë ato.