Rrjeti më i madh social, Facebooku, është duke bërë disa ndryshime për versionin e ri.
Kompania ka vendosur ta largojë logon “f” nga butoni i “Like”, për ikonën e shpërndarjes e cila shfaqet jashtë faqes së Facebook.
Ky ndryshim mund t’iu duket i parëndësishëm, por ai synon që ta rrisë numrin e shpërndarjeve pasi që ekspertët kanë zbuluar se njerëzit kanë më shumë dëshirë të shpërndajnë gjëra kur në logo gjendet vetëm gishti lartë apo “thumb up”.