Facebook është detyruar sërish të mbyll qindra llogari.
Facebook ka mbyllur qindra qindra llogari të mediave sociale dhe ka ndaluar një firmë izraelite për shkak të “sjelljes së bashkërenduar të paautorizuar” që synon kryesisht Afrikën.
Llogaritë e rreme shpesh janë postuar në lajme politike, përfshirë zgjedhjet në vende të ndryshme, tha firma, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.
Facebook është përballur me kritika në rritje për dështimin e zhdukjes së dezinformatave në platformën e saj.
Ai filloi një program të kontrollit të fakteve në vitin 2016 pak pasi Donald Trump u bë president i SHBA.
Në një postim në blog, Facebook tha se kishte hequr 265 llogari të mediave sociale që filluan në Izrael dhe u përqëndruan në Nigeri, Senegal, Togo, Angola, Niger dhe Tunizi, së bashku me “disa aktivitete” në Amerikën Latine dhe Azinë Juglindore. /Lajmi.net/