Sport

Fabregas lëndon sulmuesin kryesor

Ndoshta nuk është alarm, por gjithsesi frika është prezente. Përfaqësuesja e Spanjës po i zhvillon përgatitjet e fundit para ndeshjes kryesore kundër Italisë, por edhe kjo seancë nuk shkoi mirë për trajnerit Del Bosque.
Në një duel të paqëllimtë, Cesc Fabregas e qëlloi në këmbë sulmuesin Alvaro Morata, i cili menjëherë e lëshoi treningun.

Sipas mediave spanjolle nuk është lëndim shumë serioz, por mjekët e përfaqësueses do të shikojnë çdo detaj më të vogël për t’ia dh’në dritën e gjelbër apo jo ish anëtarit të Juventusit.