Patrice Evra po kalon ditët e fundit si lojtar i Juventusit.
Mbrojtësi francez do të kthehet sërish në Premier Ligë, por këtë herë jo te Manchester United, por tek skuadra e Crystal Palace.
Siç raporton Sky Sport Italia, 35 vjeçari ka folur me drejtuesit e Juventusit dhe ua ka bërë me dije që dëshiron të ndërrojë skuadër dhe ata kanë mirëkuptuar dëshirën e futbollistit.
Përkundër shumë ofertave që kanë ardhur në adresë të Evras, ai ka zgjedhur Crystal Palace me të cilën skuadër do të luftojë për mbijetesë në Premier Ligë.
Evra është pjesë e Juventusit që nga viti 2014, ku u transferua nga Manchester United.