Evra ka goditur një tifozë të Vitoria de Guimaraes.
Ish mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra, që aktualisht aktivizohet te Marseille, ka goditur një tifoz para ndeshjes me Vitoria de Guimaraes, ngjashëm siç kishte bërë shumë vite më parë Eric Cantona i “Djajve të Kuq”.
Kështu, Evra u ndëshkua me të kuq ende pa filluar ndeshja, duke u bërë lojtari i parë në histori të Europa League që i ndodh diçka e tillë. /Gazeta Express/





















