Është një prej trajnerëve më të njohur në botë, e jo më kot ofertat i vijnë edhe nga krahu tjetër i planetit nga Kina.
E ndërsa raportohet se Everton e kërkon me ngulm, mediat italiane raportojnë se Carlo Ancelotti është shumë pranë emërimit si trajneri i ri i një prej ekipeve elitë në Kinë.
E sigurt është se ndryshe nga sa ishte konfirmuar, Ancelotti nuk do të marrë më pushimin e deklaruar prej 10 muajsh pasi u shkarkua nga Bayern Munchen.
Duke iu referuar shtypit kinez, sportmediaset shkruan se tekniku italian do të jetë trajneri i Guangzhou Evergrande.