Sport

Evertoni ia vë syrin Coutinhos

Klubi i dytë i qytetit të Liverpoolit synon ta transferojë mesfushorin brazilian për një çmim më të ulët

Evertoni është futur në garë për Philippe Coutinhon.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Football Insider”, përcjell “Gazeta Express”.

Mirëpo, klubi i dytë nga qyteti i Liverpoolit do ta blinte mesfushorin brazilian vetëm për një shumë më të ulët.

27 vjeçari është i huazuar aktualisht në Bayern Munich, ndërsa gjatë verës pritet të rikthehet në Barcelonë.

Mirëpo, ai duhet ta gjejë një klub të ri pasi gjiganti katalunas nuk duket i interesuar ta mbajë atë.

Coutinhos kohëve të fundit ia ka vënë syrin Chelsea.

the authorGazetaKNN