Mesfushori i Ajax do t’i bashkëngjitet Premier League këtë verë pasi që Everton konfirmoi marrëveshjen sot, transmeton KosovaPress.
Everton ka kompletuar nënshkrimin e marrëveshjes me Davy Klaassen nga skuadra holandeze Ajax në vlerë 27 milionë euro.
Futbollisti holandez ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me skuadrën nga Premier League pasi kaloi testet mjekësore.
Klassen, i cili ishte kapiten i Ajax në dy sezonet e kaluara, shënoi 20 gola në 50 paraqitje në të gjitha garat më 2016-17.