Rajon & Botë

Evakuohet një qendër votimi në Francë për shkak të një makine të dyshimtë

Një qendër votimi në qytetin Besancon në lindje të Francës është evakuuar pasi që një automjet i vjedhur është lënë i ndezur dhe braktisur teksa votimi po ndodhte, njofton Ministria e Brendshme e Francës.

Makina e dyshimtë është e vjedhur dhe me targa të rreme, një zyrtar i kësaj ministrie ka thënë për Reuters, transmeton Express.

Ai ka shtuar se qendra është evakuuar dhe ekipet për çaktivizimin e bombave janë thirrur në vend të ngjarjes.

Sot, Franca voton në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale midis masa të shtuara të sigurisë.

Zyrtarët e sigurisë kanë thënë se ekziston rreziku që të ketë sulm militant gjatë zgjedhjeve./Express/

the authorE B