Rajon & Botë

Evakuohet kopshti, fëmija mori një dinamit me vete në klasë

Policia gjermane ka evakuuar një kopsht në qytetin Darmstadt, pasi mësuesit kanë gjetur një kallëp dinamiti në ambientet ku mësonin fëmijët.

Dinamiti mësohet se ishte prodhuar në kohën e Luftës së Dytë Botërore dhe ishte vendosur në raft për lodrat.

“Një fëmijë ka gjetur kallëpin e dinamitit gjatë shëtitjes në pyll dhe e ka marrë me vete në çerdhe. Pasi ka luajtur për disa minuta ai ka vënë në raft”, tha zëdhënësja e policisë, Andrea Leb.

Kur u njoftua fillimisht policia përgatiti një operacion të gjerë me forcat për çaktivizimin e bombave, duke menduar se bëhet fjalë për dinamit të vendosur qëllimisht nga ekstremistët.

the authorE B