Përderisa mbrëmë me 11 maj, është mbajtur nata e dytë gjysmëfinale e Festivalit “Eurosong” ku në garë kanë qenë 18 shtete ka ndodhur një ngjarje që nga populli serb po konsiderohet si skandal, shkruan GazetaBlic.
Përderisa në këtë mbrëmje ka performuar përfaqësuesja e shteti serb, Sanja Iliç dhe Ballkanika, sipas mediave në serbi ka ndodhur një “lëshim” nga ana e Eurovisionit, pasi që me të përfunduar performimin në skenë, kamerat kanë fokusuar disa persona nga publiku në sallë, teksa në dy telefona celular shiheshin dy flamuj të Kosovës.
E me sa duket një gjë e tillë i ka shqetësuar shumë serbët, saqë nuk i kanë ndalur kritikat e urrejtjen e madhe që kanë duke shprehur edhe mllefin në rrjetet sociale e duke e quajtur një “lëshim” të tillë si provokim të hapur nga festivali “Eurovision”.
Vlen të theksohet se shteti i Kosovës, ende nuk konsiderohet i denjë nga “Eurovision” për t’u përfaqësuar si shtet. Kjo me arsyetimin se për t’u bërë Kosova anëtare në EBU duhet paraprakisht të bëhet anëtare e ITU-së ose Këshillit të Evropës.
Ky festival përveç që nuk e ka pranuar Kosovën në pjesëmarrje e ka ndaluar shfaqjen e flamurit të shtetit brenda sallës ku edhe këngëtarët nga shumë shtete të Evropës japin më të mirën nga vetja për ta përfaqësuar denjësisht shtetin e tyre.
Madje në mediat shqiptare kishte bërë bujë ky vendim i “Eurovisionit” shkaku se Flamuri i Kosovës ishte futur në po të njëjtën listë me atë të Organizatës Terroriste të vetëquajtur si “Shteti Islamik” (ISIS)./ © GazetaBlic /