Sport

Europa League: Milan dhe ekipet shqiptare i mësojnë kundërshtarët

Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për rrethin tretë paraeliminator të Europa Leagues
Shorti i turit të tretë paraeliminator i Europa Leagues këtë radhë ka qenë mjaft i favorshëm për skuadrën e Skënderbeut.

Korçarët kanë arritur të evitojnë “superfuqitë” si Atletik Bilbao e Dinamo Zagreb, ndaj nëse kalojnë turin, do të përballen me fituesen e çiftit Mllada Boleslav-Shemrok Rovers.

Për Shkëndijën e Tetovës, shorti mund të rezervojë një skuadër të denjë për “hakmarrje” shqiptare.

Nëse kalojnë HJK Helsinkin, kuqezinjtë do të përballen me fituesen e çiftit Norrkoping-Trakai. Skuadra suedeze ishte ajo që eliminoi Prishtinën në turin e parë.

Kurse, skuadra e Milanit në raundin e tretë të Europa Leagues do të përballet me ekipin rumun, Craiova

Shorti

GRUPI 1
PSV Eindhoven – Osijek/Lucernë
Norrkoping / Trakai – Shkëndija Tetovë / HJK Helsinki
Krasnodar – Slovan Bratislava/Lingbi
Shturm Grac/Mlladost Podgorica – Fenerbahçe
Panathinaikos – Gabala/Jagiellonia

GRUPI 2
Shemrok Rovers/Mllada Boleslav – Kairat Almati / Skënderbeu
Austria Vjenë – Progres Niederkorn/AEL Limasol
Dinamo Zagreb – Vaduz/Od
Dinamo Bukuresht – Atletik Bilbao
Olimpik Donjeck – PAOK
Arka Gdinia -Ferencvarosh/Midtjylland

GRUPI 3
Ostersunds / Gallatasaraj – Inter Baku / Fola Esh
Bordo – Nome Kalju / Videoton
Makabi Tel-Aviv / KR Reikjavík – Panionios / Gorica
Valeta / Utreht – Haugesund / Leh Poznan
CSU Krajova – Milan
Brondbi / VPS Vasa – Hajduk Split / Levski Sofje

GRUPI 4
Gent- Altah / Dinamo Brest
Astra Giurgiu / Zira – Oleksandrija
Everton – Ruzhomberok / Bran
Aberdin / Shiroki Brijeg – Apollon Limasol / Zaria Balti
Irtish Pavlodar / Crvena Zvezda -Sparta Pragë
Beitar Jeruzalem / Botev Plovdiv – Marítimo

GRUPI 5
Zenit – Trençín / Bnei Jehuda Tel-Aviv
Olimpik Marsejë – Ostende
Fraiburg – Valur Reiykjavík / Domzhale
Kork Siti / AEK Larnaka – Rabotniçki / Dinamo Minsk
Zheljeznicar / AIK – Braga
Liepaja / Suduva – Sion