Kampionati Evropian “Francë 2016” do të vazhdojë sonte me dy ndeshjet e fundit të 1/8 së finaleve.
Kryesfida luhet Stade de France, ku do të takohen Italia dhe Spanja. Kjo sfidë është ndeshja kryesore e këtij rundi të garave në këtë Evropian, që tashmë ka hyrë në fazën më joshëse, shkruan KosovaPress.
“Axurët” i pret një ndeshje e vështirë, pasi që takohen me kampionët në fuqi të Evropës. Ndërkohë, në mbrëmje do të ballafaqohen Anglia dhe Islanda.
“Tre Luanët” edhe pse akoma nuk e kanë treguar më të mirën e tyre, konsiderohen favorit në duel me islandezët, megjithatë, as këta të fundit nuk janë pa gjasa.
Sonte takohen:
18:00, Itali-Spanjë
21:00, Angli-Islandë /Kp