Sport

“Euro 2016” shpërblen Shaqirin dhe Ronaldon

Xherdan Shaqiri u mposht nga Zoltan Gera në garë për golin më të bukur në “Euro 2016”. Por, mesfushori kosovar i Zvicrës së paku u ngushëllua pasi shënimi i tij ndaj Polonisë u shpall më i bukuri i fazës së dytë të garës.

Zoltan Gera është zgjedhur goli më i bukur i “Euro 2016” me shënimin e tij për Hungarinë në ndeshjen kundër Portugalisë.

Xherdan Shaqiri u mposht në kategorinë kryesore, por gërshërët e tij kundër Polonisë u zgjodhën goli më i bukur i fazës së dytë të garës.

Kurse, goli i Robson Kanu për Uellsin ndaj Belgjikës u shpall më i miri i çerekfinales, përcjell “Lajmi.net”.

Cristiano Ronaldo po ashtu u shpërblye duke u shpallur goli më i bukur i gjysmëfinales pas shënimit me kokë ndaj Uellsit.