Sport

Etrit Berisha qëllon kundërshtarin, ndëshkohet me karton të kuq (Video)

Edhe Etrit Berisha është ndëshkuar me karton të kuq pas një zënke me sulmuesin e Izraelit.

Etrit Berisha ka lënë Shqipërinë me nëntë futbollistë në fushë, ndërsa zëvendësuesi i tij Alban Hoxha ka pritur penalltinë.

Një sjellje amatoreske e portierit Berisha, i cili goditi me kokë, Evan Zahavin, i kushtoi shtrenjtë Shqipërisë, e cila tani ka mbetur me dy futbollistë më pak në lojë, pasi që në pjesën e parë ishte ndëshkuar me karton të kuq edhe Berat Xhimshiti.

Mirëpo Alban Hoxha ka pritur 11-metërshin e Zahavit, duke i pamundësuar atij të shënonte golin e dytë të mbrëmjes. Shqipëria do ta ketë shumë të vështirë pasi që ka mbetur me nëntë futbollistë dhe ka një gol disavantazh.

http://www.dailymotion.com/video/x51sh4w_etrit-berisha-red-card-albania-0-1-israel_sport