Derisa objekti banesor 11 katësh i ndërtuar pa leje në Mitrovicë po rrënohet, në katet e tij shihen disa punëtorë që po ndërtojnë
Në disa pamje nga vendi i ngjarjes, shihet eskavatori duke rrënuar poshtë, ndërsa punëtoret duke punuar lartë në ndërtesë, që tregon se si duket pronari i objektit nuk ka hequr dorë ende, shkruan gazetametro.
Ndërkohë, para fillimit të rrënimit të objektit kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe pronari i objektit të ndërtuar pa leje, patën një bisedë.
Mirëpo, pronari i objektit nuk ia doli të bindë kryetarin Bahtiri që të mos realizojë aksionin e rrënimit.