Tech

Është publikuar fotoja e raketës më të fuqishme në botë (Foto/Video)

Kompania SpaceX ka vendosur që pasuesit të saj në Instagram t’i gëzojë me dhuratën e Vitit të Ri pak më herët, prandaj kohët e fundit publikoi foton e një pjese të raketës së saj të re, Falcon Heavy.

“Kur Falcon Heavy do të fluturojë vitin të ardhshëm, do të jetë raketa operative më e fuqishme në botë”, kanë thënë zyrtarët e kompanisë.

Falcon Heavy do të jetë në gjendje që të dërgojë në orbitë një ngarkesë prej 54 tonëve, që është ekuivalent me një Boeing 737 të mbushur me udhëtarë, ekuipazh, bagazhe dhe karburant, shkruan rt.com, raporton GazetaExpress.

Raketa, e cila ka për qëllim për transportimin e njerëzve në hapësirë, “e kthen mundësinë e fluturimi të ekuipazhit me njerëz në Mars”, thuhet në web faqen e SpaceX.

Lansimi i parë i raketës së re është planifikuar për fudnin e vitit 2016, por për shkak të shpërthimit të raketës Falcon 9 është shtyhet për vitin 2017.

SpaceX, më heret ka publikuar video simulimin e lansimit të raketës Falcon Heavy si dhe kthimin në Tokë, pas dërgimit të ngarkesës në orbitë, të të tri kompenenteve lansuese.

GazetaExpress.