Si ka mundësi që një trajner si De Biasi thotë fjalë të tilla për dy futbollistë shumë të rinj që as nuk vihet në diskutim talenti i tyre.
Në një shkrim në Gazetën Panorama, De Biasi thotë se te Avdiaj s’ka pa asgjë përveç klauzolës që e bën të famshëm, e ne i themi se të jesh një 20 vjeçar dhe të jesh nder lojtarët më të vlerësuar në një ekip si Schalke, të futesh në lojë dhe të shënosh super gol, dhe të bësh një publik për vete, atëherë i bije që jo komplet analistët e futbollit gjerman të cilët thurin elozhe për çdo paraqitje të tij janë të paditur dhe se De Biasi është superior ndaj tyre.
Si dhe te thuhet nga ana e tij se si Rashica ka lojtar sa te duash në Shqipëri, vërtet është e tepërt, e aq më tepër kur Rashica është një nder futbollistët më të mirë në Holandë.