Sport

A është Benzema fajtor për humbjen e Realit? Kjo është përgjigja e Zidane

Zinedine Zidane i ka dalë në mbrojtje Karim Benzemas.

Në sfidën kundër Sevillas, ku Real Madridi humbi 2:1, sulmuesi Karim Benzema humbi topin në minutën e 92’të, ku Sevilla shënoi golin e tre pikëve. Por, i pyetur nëse sulmuesi francez është fajtori kryesor për ndërprerjen e rekordit prej 40 ndeshje pa humbje, Zinedine Zidane e mendon të kundërtën.

“të gjithë mund të thonë çfarë të duan. Humbja e topit të Benzemas nuk e shkaktoi direkt golin. Ne humbëm koncentrimin në pesë minutat e fundit, ku edhe pranuam golat”, deklaroi Zidane.

“Një humbje asnjëherë nuk është e mirë, por duhet të punojmë dhe të gjejmë zgjidhjen që të mos përsëritet më. E kemi analizuar atë që ndodhi dhe e dimë se çfarë të bëjmë”, shtoi Zizu. /Express/