Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, ka pësuar humbje në duelin me Lituaninë.Kosova ka humbur me rezultatin e thellë 106 – 50, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Botërorin ‘Kina 2019’, shkruan GazetaBlic.Pas përfundimit të takimit, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu ka folur për ‘GazetaBlic’, ku edhe analizoi ndeshjen e Përfaqësueses ndaj Lituanisë.
“Kjo ka qenë pak a shumë e pritur, pasi ne jemi përballur në këtë takim pa gjysmën e ekipit, pasi Dardan Berisha nuk ka qenë, kurse Lis Shoshi nuk ka mundur të adaptohet me maskën që e kishte të vendosur dhe pa Scott’in ka qenë shumë vështirë ta luajmë këtë lojë”, tha fillimisht Belegu.
“Ne tashmë i kemi kthyer sytë nga ndeshja Hungari – Poloni, ku fitorja e Polonisë neve na lë shpresë që në qershor me fitoren ndaj Hugarsië me fitoren me më shumë se 8 pikë të kalojmë në xhiron tjetër. Ne edhe në fillim të kualifikimeve e kemi pasur të kjartë që shpresën do ta kërkojmë në dy ndeshjet e fundit. Nëse Polonia sonte mposht Hungarinë, unë jam i sigurtë që në verë ne do të kualifikohemi”, deklaroi Belegu për GazetaBlic.